Gjunjëzohet në "Hampden Park", Shqipëria mposhtet nga Skocia
Skocia mposhti sonte Shqipërinë me rezultatin e përgjithshëm 2-0 në "Hampden Park", ndehsje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë, pasi të dyja skuadrat nuk i finalizuan siç duhej rastet që kishin.

Në fillim të pjesës së dytë Skocia kalon në avantazh me golin e Naismith.

Në minutën e 68' Naismith shënon golin e tij të dytë në këtë sfidë, duke gjunjëzuar Shqipërinë në Gllasgow.

Kështu skuadra e Panuccit largohet me kokë-ulur nga Skocia pas kësaj humbje. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori