"Goal.com" shkruan për babain shqiptar të Arsenalit (FOTO LAJM)

Një fans i Arsenalit nga Kosova, e ka emëruar djalin e tij të porsalindur Arsenal, pasi ka dashuri të madhe për klubin londinez.

Astrit Dervishaj është bërë baba për herë të dy, ndërsa portali i njohur goal.com e ka intervistuar për emrin e djalit. Ai i ka thënë ‘Goal.com’ se ka vendosur ta quaj djalin Arsenal për dashurin e madhe që e ka për klubin.

Dervishaj që është tifozë i Arsenalit për 20 vite, ka hasur në mirëkuptimin e gruas së tij Albulenës që tua vë emrat fëmijëve. Cifti kishin së pari një vajzë që tani është në moshën tre vjeçare, që quhet Arsena.

Astriti thotë se nuk e ka plan më të bëjë fëmijë, por nëse lind edhe ndonjë do ta emërojë përsëri në lidhje me Arsenalin. Besojmë se Arsene ose Wenger jo. /albeu.cm/
Shtuar më 30/09/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori