Griezmann e nis ters, yjet e Barçës tallen me francezin (VIDEO)
Për Antoine Griezmann aventura tek Barcelona nuk ka nisur me këmbë të mbarë.

Francezi është bërë "objekt" tallës nga yjet e Barçës.

Fillimisht ishte Dembele ai që i kaloi topin i pari mes këmbëve të 28 vjeçarit.

Nuk ka vonuar shumë dhe më pas Rakitiç tallet me Griezmann duke i kaluar sërish topin mes këmbëve.

Kjo situatë solli të qeshura për Griezmann dhe lojtarët e klubit.

Videoja është shpërndarë masivisht në rrjet ku dhe po merr shumë reagime.
Shtuar më 23/07/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori