Antoine
Griezmann nuk është aspak i kënaqur me qëndrimin e tij të vazhdueshëm në bankën e rezervistëve te Barcelona, kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle.
Në ndeshjen
kundër Huescas,
Griezmann u inkuadrua në lojë në dhjetë minutat e fundit por nuk shënoi gol në fitoren e Barcelonës 1:0.
Gjatë
këtij edicioni,
Griezmann ka pasur minutazh të limituar te Barça.
Në ndeshjet
kundër Eibarit,
Real Valadolidit, Valencias dhe
Real Sociedadit është zëvendësuar derisa e ka humbur edhe vendin e titullarit. Kjo situatë nuk po i pëlqen aspak sulmuesit francez, i cili po shpreson që pas lëndimeve të Philippe Coutinhos dhe Ansu Fatit, të ketë minutazhë më të madhe në pjesën e dytë të
këtij sezoni.
Griezmann është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Në 20 paraqitje këtë sezon, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dy asistime.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 16:35