Gruaja e Di Marias shfryn me ofendime për kohën e kaluar në Angli: Njerëzit ishin të çuditshëm dhe të neveritshëm
Gruaja e Angel Di Maria, Jorgelina Cardoso, ka folur fjalët më të këqija për kohën e kaluar në
Angli, duke i cilësuar
njerëzit aty si ‘të çuditshëm’ dhe ‘të
neveritshëm’.
Di Maria kaloi një sezon te skuadra e Manchester Unitedit përpara se të bashkohej me PSG, por sezoni te klubi anglez përfundoi si i dështuar.
Kohën në
Angli e ka cilësuar si të dështuar edhe
gruaja e Di Marias, e cila nuk ka zgjedhur edhe aq fjalët kur ka folur për atë periudhë.
“Unë e luta Angelin, shko në çdo vend tjetër përveç Anglisë. Dhe një vit më vonë ne ishim në Manchester. Një vend m***”, ka thënë fillimisht
gruaja e Di Marias.
“Nuk më pëlqeu asgjë.
Njerëzit ishin të gjithë dobët, të çuditshëm”.
“Ju jeni duke ecur dhe nuk e dini nëse do t’ju vrasin apo jo”.
“Ushqimi është i
neveritshëm. Vajzat përdorin shumë ‘make up’, sikur të ishin kukulla”, përfundoi
gruaja e yllit argjentinas.
Shtuar më 06/05/2020,
ora 16:18