Grushtoi gjyqtarin e ndeshjes Teuta-Tirana, arrestohet basketbollisti 34 vjeçar
Policia e Durrësit ka arrestuar 34 vjeçarin Bruno Daliu, pasi ka goditur gjyqtarin e ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku lojtari i Tiranës, Daliu, sulmoi me grushte një nga gjyqtarët e sfidës, Jurgen Muho.

Burime nga policia bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin 34 vjeçarin, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 24/11/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori