Guardiola ka shpenzuar 480 milionë euro vetëm në mbrojtje, ja lojtarët që ka marrë
Pep Guardiola ka shpenzuar në total 480 milionë euro vetëm në repartin e mbrojtjes, mirëpo Manchester City ende vazhdon të pranojë numër të lartë të golave.

Citizens e kompletuan transferimin e Ruben Dias nga Benfica për shumën e 70 milionë eurove, duke e futur në listën e mbrojtësve më të shtrenjtë në Ligën Premier.

Klubi portugez njoftoi të dielën e javës së kaluar se transferimi i lojtarit te City ishte kompletuar, derisa kanë marrë Nicolas Otamendin si pjesë të marrëveshjes.

Ndër vite, Guardiola ka transferuar mbrojtës si, Jone Stones, Kyle Walker, Danilo, Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Joao Cancelo, Nathan Ake, që e qon shumën e shpenzuar në 470 milionë euro.

Trajneri spanjoll po kritikohet për këto shuma të shpenzuara, pasi ende nuk ka arritur që të gjejë një formulë për të ndaluar pranimin e golave në numër të madh.

Leicesteri në fundjavën e kaluar fitoi në Etihad 5-2 ndaj Manchester Cityt, derisa Jamie Vardy realizoi het-trik.

💰Danilo: 30M€
💰Cancelo: 65M€
💰Otamendi: 45M€
💰Stones: 55M€
💰Laporte: 65M€
💰Mendy: 57M€
💰Walker: 53M€
💰Angeliño: 12M€
💰Yan Couto: 6M€
💰Pedro Porro: 12M€
💰Sandler: 2,5M€
💰P. Marí: 0,2M€
💰Rúben Dias: 68M€+3
Shtuar më 29/09/2020, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori