Mbrojtësi i skuadrës së Paris Saint Germain, Dani
Alvesh rrëmben gjithmonë vëmendjen e mediave me deklaratat e tij. Së fundmi ai ka thënë se të trajnohesh nga
trajneri Pep
Guardiola është më mirë se sa të bësh seks.
"
Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është edhe më i mirë se seksi. Kujtoj bisedën tonë të parë, që në fillim na e bëri të qartë se çfarë kërkonte dhe pse e kishte pranuar emërimin trajner i parë i Barcelonës.
Kishte një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe. Ishte një sfidë për të. Më kujtohet kur na tha: Mund t’ia dal vetëm nëse do të më ndiqni. Nuk i doli keq”, tha Dani
Alvesh. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018,
ora 15:46