Hakerat shqiptarë "pushtojnë" faqen e Federatës Rumune të Futbollit
Hakerat shqiptarë kanë vendosur që të tregojnë veten edhe në botën e internetit përballë kolegëve rumunë.

Dje, hakeri “nofawkX-al” ka thyer faqen e internetit të Federatës Rumune të Futbollit, duke lënë një mesazh shumë të qartë.

Në foton e mbivendosur mbi faqe mbizotëronte flamuri shqiptar, ndërsa ishte bashkangjitur edhe një kolazh video me gola të Kombëtares shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2016, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori