Hazard pranon që ka qenë tifoz i rivalit të Chelsea
Eden Hazard e ka pranuar se ka qenë tifoz i Arsenalit në të kaluarën, për shkak të lojtarëve francez që kanë luajtur aty, raporton “talkSPORT”.

“Kur isha i vogël, ekipi që e shikoja më shumë ishte Kombëtarja e Francës”, tha Hazard për “On The Front Foot”.

“Për mua, lojtarët që i kam përcjellur më së shumti ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry, dhe është e vështirë për mua për shkak të lidhjes që kam me Chelsea, ta pranoj që në atë kohë, më pëlqente shumë skuadra e Arsenalit”, shtoi përfaqësuesi i Kombëtares së Belgjikës.

Që nga transferimi i tij tek Real Madrid, Hazard nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku vazhdimisht është duke pësuar lëndime, dhe para ca ditësh qarkulluan disa spekulime se ai mund të rikthehet te Chelsea.
Shtuar më 09/02/2021, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori