Hedh pas krahëve lidhjen 9-vjeçare, aktorja e famshme kapet mat me 24-vjeçarin (FOTO LAJM)

Në fillim të këtij viti, bëri bujë në mediat e huaja ndarja e aktores së famshme Vanessa Hudgens nga partneri i saj, Austin Bautler. Por duket se tani e ka hedhur pas këtë ngjarje, pasi të shtunën në mbrëmje është fotografuar në krahët e sportistit të MBL, Cole Tucker.

Madje po gjatë asaj nate, aktorja postoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej me një trëndafil rozë në dorë, duke lënë të kuptojë se diçka ka nisur mes saj dhe basketbollistit 24-vjeçar.

Ndërkohë kujtojmë se Vanessa dhe aktori i “Once Upon A Time In Hollywood” filluan të dilnin në 2011, përpara se ndarja e tyre të njoftohej në janar.

Hudgens foli pak kohë më parë për marrëdhënien e tyre në një intervistë. “Ai më frymëzon më shumë se kushdo. të dy e respektojmë, besojmë dhe admirojmë njëri-tjetrin”, u shpreh dy vite më parë aktorja për lidhjen me Butler.

Shtuar më 23/11/2020, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori