Hidhet shorti i Europa League, Interi sfidon gjermanët, Chelsea dhe Arsenali sfida të lehta
Në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League. Ku 16 skuadra do të përballen mes tyre për të kaluar në fazën e mëtejshme. Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen me 7 dhe 14 mars.

Goglat kanë rezervuar një përballje të fortë, atë mes Frankfurt dhe Inter. Zikaltrit do të duhet të kalojnë testin e vështirë me skuadrën gjermane, një ndër skuadrat më të forta në fazën e grupeve, të cilët eliminuan Lazio në fazën e mëparshme.
Ndërkohë fat më të mirë ka patur Chelsea dhe Arsenal që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në shtëpi, po ashtu Napoli do presë Sazlburg, tashmë një skuadër e konfirmuar në Europë.

Chelsea - Dinamo Kyiv

Eintracht FrankfurtInter

Dinamo Zagreb – Benfica

Napoli – Salzburg

Valencia – Krasnodar

Sevilla – Slavia Praha

Arsenal – Rennes

Zenit - Villarreal



Shtuar më 22/02/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori