Hidhet shorti, këto janë të gjitha skuadrat që do të përballen në "Play off" (FOTO LAJM)

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës shorti për fazën “play off” të Europa Ligës, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

I pamëshirshëm është treguar shorti më kampionët e Shqipërisë, teksa Tirana do të luajë më 1 tetor në transfertën zvicerane ndaj Jang Bojs.

Dinamo Zagreb, që ishte në të njëjtin grup me bardheblutë do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Maltë)- Flora Talin (Estoni). Ndërkohë goglat kanë vendosu se fituesi i çiftit Shkëndija-Totenhem, në fazën “play off” do të luajë me fituesin e çiftit Rosotv Makabi Haifa.

Milani gjithashtu ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm teksa në rast kualifikim ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, në “play off” do përballen me fituesin e çiftit Beshiktash-Rio Avesh.
Shtuar më 18/09/2020, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori