Historia motivuese nga Eto'o, ja si më mahniti një nevojtar
Samuel Eto në një intervistë interesante, ka zbuluar një anekdotë të veçantë të dhjetë viteve më parë.

“Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë. Një ditë, pasi kisha bërë Pazar me gruan, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë. Mendova se do më sulmonte e u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes për një gjë, më tha, e më pas je i lirë të thërrasësh policinë” – shpjegon Eto.

“Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht. Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë”.

“Dy muaj para se të ktheheshaBregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty” përfundoi ish lojtari i Realit dhe Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori