HISTORIKE - Barcelona shet emrin e stadiumit për të mbajtur Messin në skuadër
Pëlqej
Barcelona do t'i japë Lionel Messit një bonus prej 80 milionë paund për nënshkrimin e kontratës prej 500,000 paundësh në javë dhe do të shesë emrin e stadiumit "Camp Nou" që të sigurojë të drejtat për ta financuar atë.

Lionel Messi është afër për të nënshkruar një kontratë të re prej £ 500,000 në javë me Barcelonën.

Tani gjigandët katalanas mund të shesin të drejtat e emërit të stadiumit të tyre "Camp Nou" për të financuar një bonus prej 80 milionë paund për argjentinasin.

Puna do të fillojë në stadiumin e ri të Barcelonës në 2019, por të drejtat e emërtimit për 25 vitet e ardhshme mund të shiten mirë më parë.

Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit është deri në fund të sezonit, dhe është thënë se Messi është afër transferimit për një shifër rekorde prej 357 milionë paundësh tek Manchester City në merkaton e janarit.

Por pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të qëndrojë dhe siç raporton Daily Mail do të ofrohet një shtrëngim duarsh prej rreth 80 milionë paundësh që ai të qëndrojë në Barcelonë.
Shtuar më 12/10/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori