Hoeness: Transferimi i Leroy Sane do ta bëjë Bayern klub më tërheqës
Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka mirëpritur marrëveshjen e tyre për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Bayerni ka ndjekur sulmuesin anësor gjerman për më shumë se 12 muaj dhe një marrëveshje tani është konfirmuar.

Sane do të transferohet te Bayern për rreth 50 milionë euro dhe tashmë lojtari ka rënë dakord për kushtet personale mbi një kontratë pesë-vjeçare.

Transferimi i Sane në Allianz Stadium është mirëpritur dhe Hoeness beson se afrimi i gjermanit do të bëjë Bayernin klub më tërheqës.

“Unë jam shumë i lumtur që Leroy Sane po transferohet në Bayern”, ka thënë fillimisht Hoeness.

“Ky transferim do ta bëjë klubin tonë shumë më tërheqës”.

“Ata që janë përgjegjës për marrëveshjen bënë një punë të shkëlqyeshme”, përfundoi presidenti i nderit i Bayernit.
Shtuar më 02/07/2020, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori