Holanda e para e grupit (VIDEO)
Kombëtarja e Holandës e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në fazën grupore duke e mposhtur Kilin me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Sao Paulo nuk u shënuan gola. Ishte një gjysmë e zbehtë për nga rastet, pasi të dyja skuadrat ishin të kujdesshme dhe njëherësh u mungonte motivimi.

Arjen Robben krijoi një rast të shkëlqyer kah fundi i pjesës së parë duke e marrë topin nga mesi i fushës dhe tre lojtarë kundërshtarë nuk arritën ta ndalnin. Mirëpo, goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Në gjysmën e dytë, holandezët bënë presion duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e kilianëve dhe ky angazhim u shpagua.

Vetëm dy minuta pasi hyri në lojë (në vend të Wesley Sneijder), Leroy Fer e zhbllokoi rezultatin (77’).

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i dytë i holandezëve. Një tjetër zëvendësues – Memphis Depay e shënoi golin, ndërsa Arjen Robben asistoi.

Holanda 9 pikë
Kili 6 pikë
Spanja 3 pikë
Australia 0 pikë
Shtuar më 23/06/2014, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori