E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Holanda në finale pas 32 vitësh (VIDEO)
Hollanda në finale
Holanda shkruan histori duke kaluar në finalen e Botërorit Afrika e Jugut 2010. Holanda në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte, mposhti Uruguajin me rezultat 3:2.

Përfaqësuesja e Holandës është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror pas plotë 32 vjet pritjeje, ndërsa për ta kjo është finalja e tretë pas atyre të vitit 1974 dhe 1978.

STADIUMI: Green Point
ARBITRI: Ravshan Irmatov (Uzbekistan), Rafael Ilyasov (Uzbekistan), Bahader Koçkarov (Kirgizstan), Yuiçi Nishimura (Japoni)

URUGUAJ: Fernando Muslera, Diego Godin, Mauricio Victorino, Walter Gargano, Maximiliano Pereira, Martin Caceres, Diego Perez, 11-Alvaro Pereira, Egidio Arevalo, Edinson Cavani, Diego Forlan
TRAJNER: Oscar Tabarez

HOLLANDA: Maarten Stekelenburg, Khalid Boulahrouz, John Heitinga, Joris Mathijsen, Giovanni van Bronckhorst, Dirk Kuyt, Mark van Bommel, Wesley Sneijder, -Demy de Zeeuw, Arjen Robben, Robin van Persie
TRAJNER: Bert van Marwijk


Goli i parë erdhi nga Giovanni van Bronckhorst, i cili shënoi nga distanca në minutën e 18-të.



Barazimi erdhi nga kapiteni i Uruguait, Diego Forlan, i cili shënoi një gol fantastik.



Në minutën e 70-të, Wesley Sneijder shënoi, duke e kaluar Holandën në epërsi, 2:1.




Në minutën e 73-të, pas një krosimi të Dirk Kuyt, Arjen Robben me kokë vulosi fituesin e takimit, 1:3.



Maxi Perreira, në minutat shtesë arriti të ngushtojë epërsinë, 2:3.



Me gjithë përpjekjet, uruguaianët nuk arritën ta barazojnë rezultatin deri në fund te takimit dhe Holanda për të tretën herë në historinë e saj, kualifikohet për në finalen e Botërorit.

Finalja e madhe do të luhet me 11 korrik (e diel), ndërsa Holanda do të presë fituesin e supersfidës Gjermani- Spanjë që do të zhvillohet nesër në orën 20:30.
Shtuar më 06/07/2010, ora 22:25
Tage: holanda
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori