Hollandë – Gjermani, fromacionet zyrtare të super sfidës
Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen eliminatore për Euro 2020.

Tulipanët presin në shtëpi Panzerët në takimin e vlefshëm për Grupin C, i cili zhvillohet nga ora 20:45 në Johan Cruijff Arena.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje pas fitores së thellë 4-0 ndaj Bjellorusisë dhe pret ta vazhdojë formën pozitive.
Në anën tjetër për ekipin e Joachim Loew kjo është ndeshja e parë për ciklin eliminator dhe pret ta nis me një rezultat të favorshëm.

Formacionet zyrtare:

Holanda XI: Cillessen; Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Blind; Wijnaldum, De Roon, F. de Jong; Promes, Depay, Babel.

Gjermania XI: Neuer, Kehrer, Ginter, Kimmich, Kroos, Schulz, Sule, Rudiger, Goretzka, Sane, Gnabry /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori