Hoxha ngre alaramin: Skënderbeu u bë "kokë turku", jemi në një 97-të të dytë për sa i përket futbollit
Kategoria Superiore ndodhet në kaos pasi gjysma e skuadrave nuk janë gati për të nisur kampionatit. Një çështje që do të marrë zgjidhje pas korrikut kur përfundon afati i FSHF-së. I ftuar në emisionin ”Repolitix” në Report Tv, Artan Hoxha ka folur rreth kësaj çështje.

“Jemi në një 97-të të dytë përsa i përketë futbollit. Ky sistem piramidal u fry, u fry dhe do të plaste një ditë. Sot ndodhemi përballë një fenomi që nuk dihet nëse do dalim apo jo. Skënderbeu ishte kokë ”turku” për të gjitha gjërat që kanë ndodhur në futbollin shqiptar gjatë gjithë kohës. Ne jemi të vetdijshëm sesi si skuadrat tona pësonin gol. Kujtojmë ndeshjen Olimpiakos-Besa, kur sulmuesi Mitrologu në atë kohë 19-vjeç del me portën bosh dhe nuk shënon. Lojtarët kavajs vunë duart në kokë që nuk shënoi pasi mezi prisnin të shënohej goli i 6-të.

Me Luftëtarin dhe Flamurtarin nuk dihet se çfarë po bëhet. Tavo dha dorëheqje duke e lënë klubin me shumë borxhe, me lojtar pa paguar. E njëjta gjë edhe me Flamurtarin, që nuk kanë paguar lojtarët, shtëpitë e lojtarëve, restoratet madje edhe biletat e udhëtimeve. Tani të gjitha skuadrat kërkojnë shpëtim nga qeveria që i kërkojnë t’i falin borxhet”.
Shtuar më 26/07/2019, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori