Humbet Dortmund, triumfon Schalke (VIDEO)
Sapo kanë përfunduar ndeshjet e orës 15.30, të vlefshme për javën e tetë të Bundesligës gjermane ku bie në sy humbja 2-0 e Borussia Dortmund në fushën e Borussia Munchengladbah. Djemtë e Jurgen Klopp që vinin pas një fitoreje të pastër në Champions League përballë Marseille, 3-0, nuk kanë mundur të dalin me pikë nga transferta e vështirë e Munchengladbah duke u dorëzuar përballë golit të Max Krusse me penallti në minutën e 81 dhe të Raffael në minutën e 86, ndërkohë që Mats Hummels la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 81.

Me këtë disfatë Dortmund rrezikon të humbasë vendin e parë në tabelë duke ditur që pas një ore dy rivalet e tij Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen përballen me njëra-tjetrën.

Fitore e rëndësishme edhe për Schalke 04 që i largohet fundit të tabelës falë fitores 4-1 në shtëpi përballë Wolfsburg. Prince Boateng (16) dhe Adam Szalai (28, 78) dhe Meyer (86) ishin futbollistët që i dhanë tre pikët "Bluve Mbretërorë".

Ndërkohë surpizon Wolfsburg teksa humbet në shtëpi përballë Braunschweig të vendit të fundit. /albeu.com/

Ja rezultatet:

Borussia M 2 - 0 Borussia Dortmund
Mainz 05 2 - 2 Hoffenheim
Schalke 04 4 - 1 Augsburg
Stuttgart 1 - 1 Werder Bremen
Wolfsburg 0 - 2 Braunschweig
Shtuar më 05/10/2013, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori