Humbi jetën në det pas rrëzimit të avionit, nisin kërkimet për gjetjen e futbollistit të Cardiffit (FOTO LAJM)

Lajm i rëndë për futbollin anglez por jo vetëm.

Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili pak ditë më parë kishte firmosur për ekipin e Premier League-s, Cardiff City nga Nantes dyshohet se ka humbur jetën bashkë me pilotin teka udhëtonte me një avion “Piper Malibu” nga Francë në drejtim të Anglisë.

Avioni me të cilin ai po udhëtonte ka humbur kontaktet me zyrën e kontrollit pak orë pasi është nisur nga Franca.

Avioni nuk la më gjurmë pranë farit të Kasketës në kanalin e La Manshit. Mediet britanike raportojnë se avioni sipas të gjitha gjasave është rrëzuar në det.

Autoritet britanike dhe franceze kanë nisur kërkimet në det me anë të anijeve dhe helikopterëve duke shpresuar që të gjejnë ndonjë gjurmë nga ky aksident.

Ish-sulmuesi i Nantes do të bashkohej me skuadrën dhe sot do të dilte në stërvitje me Cardiff City-n Ai firmosi pak ditë më parë me ekipin uellsiann për shumën e 15 milionë paundëve.
Shtuar më 22/01/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori