Humbja e Milanit "tërbon" ministrin Salvini, kujt ia lë fajin
Humbja e derbit kundër Interit, duket se ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë tifozët e Milanit.

Ndër ta është edhe Ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, i cili nuk vonoi të komentonte humbjen e skuadrës së zemrës.

Salvini ka bër një deklaratë të fortë kundër trajnerit Gattuzo duke thënë se humbja kishte ardhur pikërisht prej tij.

Nëse nuk luani futboll për 70 minuta nga 90, nëse nuk e vendosni shpirtin tuaj në fushë, nëse aktivizon “lojtarët” që kanë dëshirën, grintën dhe formën fizike të një përtaci, është e drejtë që të humbni”, ishte postimi i Salvinit, i shoqëruar me koreografinë e tifozëve të Milanit ku shkruhej: “Le t’i dërgojmë në ferr”. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori