Borussia
Monchengladbach i ka dhënë Bayern Munichun një humbje dramtatike, duke e mposhtur 3-0 në “Allianz Arena”.
Miqtë treguan dhëmbët dhe qëllim për fitore duke e tronditur
Bayernin në çerekun e parë të takimit, kur edhe i shënuan dy golat e fitores.
Së pari Plea në minutën e 10' dhe Stindl vetëm gjashtë minuta më vonë.
Përpjekjet e kampionëve të Bundesligës në pjesën e dytë nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e dytë më radhë në ligë, që është e rrallë për
Bayernin.
Herrman ia shoi shpresat bavarezëve dy minuta para fundit duke e realizuar golin e tretë për skuadrën e tij.
Monchengladbach tani renditet e dytë pas shtatë javës me 14 pikë, tri më pak se lideri Dortmund, ndërsa
Bayerni në vendin e 5 me 13 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018,
ora 20:50