Hysaj: I lumtur që ndala Insignen, napolitanët s'do më lodhin kokën
Mbrojtësi i djathtë i kombëtares, Elseid Hysaj, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes u shpreh i lumtur në aspektin personal që e fitoi duelin ndaj Insignes, ndërsa tha se ndaj rivalëve si Italia duhen shfrytëzuar ato pak raste që të shfaqen.

“Ishte shumë atmosferë e bukur sepse për më tepër kisha përballë edhe shokun e skuadrës, Insignen, ndaj për mua ishte edhe më e bukur. Kishim mundësi për më shumë, por kjo është Italia dhe normalisht që do kishim vështirësi.

Besoj që planet nuk është se u prishën shumë duke qënë se me 1-0 mund të barazonim, por rastet qe kishim nuk i shfrytëzuam.”

Insigne? Më vjen keq për të që luajti keq sepse kishte kohë që s’luante me kombëtaren, por më vjen mirë për veten sepse kur të kthehem në Napoli s’do fillojnë të flasin si napoletanët që të lodhin kokën", tha Hysaj pas ndeshjes për Super Sport.


Shtuar më 25/03/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori