Hysaj merr një ofertë që s'mund të refuzohet nga Barcelona
Në janar Mario Giuffredi, agjenti i Hysajt, ia ka bërë të qartë Napolit se po shqyrton oferta të ndryshme: "Është një lojtar për klube të mëdha. Në verë na pret një merkato e madhe", ka thënë ai.

Mbrojtësi shqiptar është vetëm 22 vjeç dhe ka pasur një rritje të madhe në karrierën e tij, teksa tashmë duhet ta demostrojë dhe në Champions pas Europianit me Shqipërinë, raporton Albeu.

Sipas "calciomercato.it" interesi i Barcelonës nuk është një lajm i ri për Napolin, që kërkon të përfitojë një shifër sa më të lart nga katalanasit. Bayerni ndërkohë ka shfaqur më parë interes për Hysajn, por tashmë kanë si prioritet Ghoulam.

Kujtojmë që Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi Aleix Vidal nuk ka bindur./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori