Mësohet se
Kobe Bryant kishte një pasion të veçantë për helikopterët. Ai ishte prej kohësh në dashuri me
helikopterin e tij, ai madje e përdori atë një herë për t’i bërë një rreng drejtorit të
përgjithshëm të LA Lakers, Rob
Pelinka, të cilin e frikësoi për vdekje.
Sikurse pati raportuar “LA Times” në vitin 2017,
Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me
helikopterin, ndërkohë që menaxheri i
përgjithshëm i LA Lakers, Rob
Pelinka ishte në bord. Madje fiku fare edhe motorin e helikopterit ndërkohë që ishin ende në fluturim në ajër.
Pelinka tregon:
Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë,
Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”.
Shtuar më 27/01/2020,
ora 09:05