I dha fitoren Milanit në sekondën e fundit por tani nuk ka vend në lojë
Milan ka marrë një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme kundër Romës me anë të një goli në sekondën e fundit të shtesës.

Aty ku loja dukej se kishte përfunduar thjeshtë me një barazim, Patrick Cutrone u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë pas asissit të Gonzalo Higuain shkruan Albeu.com

Megjithëse i dha 3 pikë të rëndësishme Milanit, sipas Gattusos, Patrick Cutrone tani për tani nuk ka shumë hapësira në klub.

Por gjithsesi në të ardhmen Gattuso e sheh si titullar.

Higuain është një nga çelësat që fshihet pas pasimeve tona, pasi ai luan një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë moment, Patrick është një lojtar që ne të gjithë e duam, ai nuk ka shumë hapësirë tani, por së shpejti do të luajmë çdo tre ose katër ditë dhe do të ketë vend për të gjithë” ishte deklarata e Gattusos./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori