I gjithë stadiumi në këmbë për Forcat e Armatosura që ndihmuan për tërmetin (VIDEO)
Pak minuta para ndeshjes në fushën e “Air Albania Stadium” kanë zbritur heronjtë që shpëtuan jetë njerëzish pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi disa qytete të Shqipërisë, por sidomos Durrësin dhe Krujën, ku shkatoi dëme në njerëz dhe të shumta në materiale.

Bëhet fjalë për Forcat e Armatosura, Policinë e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt apo dhe të tjerë që morën pjesë në ato netë tragjike për popullin shqiptar.

Këtu tifozeritë janë bërë një dhe të gjithë në shkallët e stadiumit kur ata kanë parakaluar janë ngritur në këmbë. Madje ka pasur ovacione dhe duartrokitje të shumta për ata që ndihmuan në shpëtimin e sa më shumë jetëve të njerëzve që kishin mbetur nën rrënoja.

Për pak minuta stadiumi ka “shpërthyer” dhe të gjithë janë bërë bashkë duke u sensibilizuar me heronjtë e vërtetë…
Shtuar më 13/12/2019, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori