I mjaftojnë vetëm 7 minuta, Uzuni tund sërish rrjetën në Kroaci (VIDEO)
Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e sotëm që skuadra e Lokomotivës së Zagrebit po luan në transfertë kundër Varazdinit.

Vetëm 7 minuta i janë dashur sulmuesit shqiptar për të mbërritur te goli, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij. Një aksion që pati si protagonist futbollistin kuqezi solli një goditje nga këndi, prej nga ku do të vinte edhe goli.

Harkimi në zonë nuk shfrytëzohet siç duhet nga njëri prej lojtarëve të Lokomotivës, ndërsa topi i devijuar nga portieri kundërshtar do të shkonte në këmbët e Uzunit.

ga brenda zone, ky i fundit nuk e pati aspak të vështira ta dërgonte në rrjetë. Sulmuesi shqiptar po rikthehet në një formë mjaft të mirë me klubin e tij dhe golat e fundit flasin qartë.

Shtuar më 21/02/2020, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori