I mori të dashurën, Maluma "thumbon" Neymarin
Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që ndërhyri ish e dashura e këngëtarit, Natalia Barulich.

Gjatë gjithë verës, emri i saj u përfol për nje lidhje me Neymar.

Edhe pse, bukuroshja e ka mohur të ketë diçka më shumë se miqësi me futbollistin.

Së fundmi, Maluma duket se me disa foto të publikua në Instagram, ka thumbuar futbollistin Neymar.

“I preferuari i të dashurës tënde”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e imazheve bardhë e zi.

Pas këtij publikimi këngëtari mori mijëra komente, ku shihet se të gjithë kuptuan se për kë bëhet fjalë.

“Thuaja Neymar-it personalisht” shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shkruan: “Direkt për Neymar.”

View this post on Instagram

El favorito de tu novia 🖤

A post shared by maluma/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading" style=" color:#c9c8cd; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; font-style:normal; font-weight:normal; line-height:17px;" target="_blank"> MALUMA (@maluma) on

Shtuar më 09/10/2020, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori