I shpëtoi dy herë kancerit, tani i çon mesazh inkurajues Dani Carvajalit
“Shpresoj që të shëroheni së shpejti, Dani Carvajal. Ju uroj shëndet të mirë dhe shumë forcë”. Kështu është shprehur në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ish-lojtari i Barcelonës, Eric Abidal pas lajmit se Dani Carvajal është diagnostifikuar me një infeksion viral në zemër.

Ky mesazh i Eric Abidal është vetëm një nga mesazhet e shumta mbeshtetese të cilat i ka pranuar Carvajal gjatë këtyre ditëve. Sipas mediave spanjolle, Carvajal duhet të bëjë një pushim të plotë të pakten për 1 muaj deri sa të sherohet infeksioni viral i cili shkakton dhimbje të forta në gjoks.

Ndërkohë gjithnjë sipas mediave në Spanjës pas sherimit të infeksionit, mbrojtesi Madrilen Carvajal do të duhet të stervitet në palester dhe të ketë një mini-parasezon. Abidal ishte diagnostifikuar dy herë me semundjen e kancerit dhe në të dyja rastet ia kishte arritur të shërohet. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori