I vranë kunatin dhe mikun, kush është "i forti" i Vlorës që u plagos sot (FOTO & VIDEO)

Dy persona janë vrarë sot me breshëri automatiku në Vlorë.

Viktimat janë identifikuar si Orest Rexho dhe A. Hasani, ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe rezulton me precedentë penalë.

Sulejmani njihet ndryshe si i forti i Vlorës apo si ish-anëtar i bandës së Gaxhait. Në këtë atentat kanë mbetur të vrarë përkatësisht, kunati dhe miku i Armando Sulejmanit..

Pistat në të cilat po hetohet janë disa, por më kryesorja mendohet se është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në dalje të qytetit dhe dyshohet se është e personave që kryen atentatin e pergjakshëm. /albeu.com/


Shtuar më 17/02/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori