I zhdukur në avion, Cana dhe Lenjani luten për Emiliano Sala (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sulmuesi i Cardiff City, Emiliano Sala, kishte fluturuar nga Nantes për në Cardiff, por në aeroplanin që ishte ai është zhdukur.

Lojtari kishte kompletuar transferimin e tij para disa ditësh kur nga Ligue 1 kishte kaluar në Premier League.

Sala për katër vite kishte qenë pjesë e Nantes, ku për një sezon kishte luajtur së bashku me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin.

Dyshja shqiptare me të marr vesh lajmin kanë postuar në rrjetet sociale duke u lutur për jetën e argjentinasit.

“Lutem për Emilianon”, ka shkruar Cana, i cili ka bashkangjitur një foto të tijën me lojtarin.

Edhe Lenjani është lutur për jetën e ish-shokut të skuadrës.

Emiliano vlla, jemi e ty. Do zoti që të dëgjojmë nga ti”, ka shkrua anësori. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori