Ibrahimovic pranon çmimin "Tapiri i Artë": Ishim të dobët në derbi (VIDEO)
Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar çmimin "Tapiri i Artë" që u jepet atyre që kanë pasur paraqitje të dobëta.

Gazetari i famshëm, Valerio Stafeli e takoi në qytet sulmuesin suedez dhe ia dhuroi këtë çmim.

Pas një interviste të shkurtër, Ibra e pranoi se kishte paraqitjedobët ndaj Interit, në humbjen 0 me 3 në Serie A.

"Ishte e vështirë të dielën. Kishim shumë gabime, por do të kthehemi. Unë po e marr tapirin me vete, ndoshta kjo më sjellë fat", ka thënë Ibra.
Shtuar më 23/02/2021, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori