Ibrahimovic vs Lukaku: Kush është mbreti i Milanos?
Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku kanë shënuar një total prej 30 golave së bashku në sezonin 2021/21 dhe sonte do të përballen ndaj njëri tjetrin në derbin Della Madonnina.

Të dy sulmuesit janë në formë mjaftë të mirë, duke shënuar nga 12 gola secili në Serie A, por Zlatan megjithatë ka zhvilluar shumë më pak ndeshje sesa belgu.

Lukaku nuk arriti që të ndihmojë skuadrën të kualifikohet për raundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe tani janë duke luftuar në Evropaligë.

Në raundin e 16-të ndaj Fiorentinas, Lukaku ka arritur që të shënoi golin e tij të parë në edicionin e ri të Kupës së Italisë.Në anën tjetër, Zlatan nuk ka shënuar akoma.

Pas derbit të Della Madonnoninës të zhvilluar në shkurt të 2020, Lukaku shënoi golin e fundit në ndeshje të fitores 4-2 dhe shkroi në twitter: “Është një mbret i ri në qytet”.

Tetë muaj më vonë, pasi e ndihmoi Milanin të fitonte derbin në tetor, Ibra iu përgjigj ish-bashkëlojtarit të tij teManchester United: “Milani kurrë nuk kishte një mbret, ata kanë një ZOT”.

Romelu Lukaku in 2020-21 (Ndeshjet/Golat)

Serie A: 18/12

Coppa Italia: 1/1

Champions League: 5/4

Totali: 24 ndeshje/17 gola

Zlatan Ibrahimovic in 2020-21 (Ndeshjet/Golat)

Serie A: 9/12

Coppa Italia: 1/0

Europa League: 4/1

Totali: 14 ndeshje/13 gola
Shtuar më 26/01/2021, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori