Icardi bën lëvizje drastike, vendos të rikthehet në Serie A
Wanda Nara, gruaja dhe njëherit agjentja e Mauro Icardit raportohet të kenë zbuluar vendimin që ka marrë sulmuesi argjentinas për të ardhmen.

PSG po mendonte të blinte Icardin për 70 milionë euro në fund të sezonit, për të zëvendësuar Edinson Cavanin, i cili do të largohet.

Por, Icardi ka vendosur të mos qëndrojë në Paris, duke dëshiruar të rikthehet tek Inter.

Gazetta dello Sport raporton se Wanda i ka bërë të ditur vendimin drejtorit sportiv, Leonardos.

Ky vendim nuk pritet t’u pëlqej as drejtuesve të Inter, të cilët nuk llogarisin në shërbimet e tij, pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë.

E ardhja e tij mund të jetë Juventus, të cilët për shërbimet e Icardit duhet të paguajnë 70 milionë euro.
Shtuar më 03/04/2020, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori