Icardi-Inter një "tmerr" i vërtetë: Wanda publikon foton që i turbullon ujërat (FOTO LAJM)

Mauro Icardi dhe Inter janë duke kaluar një periudhë tepër të vështirë mes tyre. E duket se rrugët e tyre janë të destinuara për tu ndarë.

E ardhmja e Icardit, shihet afër Juventusit.

Klubit zikaltër nuk i pëlqen një transferim i sulmuesit tek Juve, por lojtari dëshiron me patjetër klubin “bardhezi”.

Në këtë formë, lojtari është kundërpërgjigjur duke vënë veton se do të qëndrojë në klub edhe pse i padëshiruar.

Në këto kushte, Interi duhet t’i paguajë rrogën një futbollisti të cilin nuk do ta përdorë, ndërsa në fund Icardi mund ta hedhë edhe në gjyq klubin.

Mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë drejtori Marota në ditët e fundit çështjen e Icardit.

Ndërkohë, nga ana tjetër Wanda Nara, gruaja por njëkohësisht agjentja e Icardit ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të fshehtë, i cili ndoshta lidhet me të ardhmen e sulmuesit.

“Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, shkruante Wanda, e cila me siguri di më shumë rreth situatës së argjentinasit.
Shtuar më 29/08/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori