Ide e "çmendur", Juve prenoton rikthimin e Vidal
Pëlqej
Lajm i bujshëm nga Italia. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, drejtuesit e skuadrës së Juventusit kanë në plan rikthimin e mesfushorit Arturo Vidal në skuadër.

Kiliani ishte një nga pikat kyçë të ringritjes së bardhezinjve ku mbajti veshur fanellën nga viti 2011 deri në vitin 2015. Trajneri Allegri mbështetet në mesfushë te Pjaniç-Matuidi-Bentacur-Khedira dhe Xhan, por ky i fundit aktualisht vuan nga një dëmtim i rëndë.

Avantazhi i bardhezinjve është se Vidal nuk po aktivizohet vazhdimisht me Barcelonën dhe një rikthim në Torino do të ishte qershia mbi tortë për karrierën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori