Immobile merr karton të kuq, aktrimi i Vidal lë për të dëshiruar (VIDEO)
Interi u ndal në barazim 1-1 përballë Lazios në një sfidë të tensionuar në “Olimpico” të Romës.

Ndërsa rezultati ishte në barazim 1-1, një episod ka ndodhur në mesin e fushës.

Vidal ka shkaktuar faull ndaj Immobile, ndërsa sulmuesi se ka pritur mirë dhe e ka goditur me një shuplakë të lehtë mesfushorin kilen, që ka rënë më pas në tokë, duke aktruar jo pak!

Arbitri i ka treguar të kuqin Immobile, ndërsa Conte pak më vonë zëvendësoi Vidal.
Shtuar më 04/10/2020, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori