Inter dhe Seedorf të përfshirë në skandalin "Panama Papers"
Lista e atyre që akuzohen se kanë tentuar të fshehin të ardhurat në Parajsën Fiskale është zgjeruar pas Messit dhe Michel Platini, dy emrave të parë që dolën në dritë nga bota e sportit edhe me të tjerë të njohur si Clarence Seedorf dhe Jarno Trulli e deri te kontrata e Nico Rosberg me Mercedes.

"La Gazzeta dello Sport" shkruan se në Panama kanë arkëtuar të ardhurat e tyre dhe ish futbollistë të tjerë si Ivan Zamorana dhe Gabriel Heinze, si dhe Leonardo Ulloa që tani po magjeps me Leicester.

Nuk mungojnë në listën e dokumenteve të dala së fundmi në dritë dhe emra klubesh të rëndësishëm. Mbi të gjithë Interi, por dhe Boca Juniors në Argjentinë edhe pse në klubin zikaltër në reagimet e para kanë deklaruar se janë të qetë dhe se nuk rrezikojnë asgjë.
Shtuar më 05/04/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori