United dhe Chelsea gati t'ia marrin "nga duart" lojtarin Interit
Manchester United do të duhet të shmangë konkurrencën e Chelseat në mënyrë që të nënshkruajë me Serge Aurier. Inter ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në javët e fundit me lojtarin, por zikaltërit nuk janë të vetmit në garë.

Daily Mail raporton se si United dhe Chelsea janë të vendosur për të paraqitur zyrtarisht ofertat e tyre për mbrojtësin e Bregut të Fildishtë. Pretendohet se Aurier do të jetë në dispozicion për 27 millionw paund, përcjell Albeu.com.

Inter prej javësh interesohet në shërbimet e lojtarit saqë L'equipe shkruajti të premten se Aurier mund të cilësohet lojtar i Interit pasi diferenca nga dëshira e dy klubeve ishte vetëm 7 milionë paund. /aleu.com/
Shtuar më 08/08/2017, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori