Inter me mungesa synon kualifikimin ndaj Eintracht Frankfurtit
Sot dhe 16 skuadra do të kërkojnë kualifikimin në fazën çerekfinale të Europa Leagues, vetëm 8 prej tyre do e realizojnë këtë objektiv mjaft të rëndësishëm.

Inter, në prag të derbit të Madonninës kundër Milanit, sot ka një sfidë të vështirë kundër gjermanve të Eintracht Frankfurt. Zikaltrit barazauan pa gola në ndeshjen teksa sot iu mjafton një gol dhe më portën të pambrojtur për të sikuaruar kalimin në 1/8.

Megjithatë Interi ka shmë probleme sidomos me mungesat. Lautaro Martinez, pas mungesës Icardit, është i pezulluar, ndërsa gjithashtu i skualifikuar është edhe Këadëo Asamoah.

Spalletti pritet t’ia besojë sulmin Keita Baldes. Megjithatë një lajm mjaft i mirë vjen për Italianët teksa bomberi i Eintracht Frankfurtit Ante Rebic nuk është rikuperuar në kohë ashtu si në ndeshjen e parë. Pritet një sfidë mjaft delikate në "San Siro", ku gjithçka mund të vendoset nga një episod.

Shtuar më 14/03/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori