Inter – Roma, formacionet zyrtare: Roma kërkon të përfitojë nga ndalesa e Milanit
Interi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Ekipi i Luciano Spallettit ka formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të qenë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Në anën tjetër, edhe Roma ka formë të njëjtë dhe synon rezultat pozitiv për të qenë gjithashtu në garë për një vend që i dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Spalletti ka vendosur ta lë në bankë Mauro Icardin, ndërsa Claudio Ranieri starton me formacionin më të mirë.

Formacionet zyrtare:

Inter XI: Handanovic; D’Amborsio, De Vrij, Skriniar, Asamoha; Vecino, Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Martinez.

Roma XI: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Under, Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori