Interi barazon në "frymën e fundit", ndan pikët me Parmën (VIDEO)
Inter dhe Parma kanë ndarë pikët.

Skuadra e Inter ka arritur të marrë vetëm një pikë në përballjen me Parma, duke luajtur baras 2:2.

‘Zikaltrit’ gjenin veten në disavantazh prej 0:2, pas dy golave të Gervinho, në minutat 46’ dhe 62’.

Brozovic ngushtoi diferencën në 1:2 në minutën e 64’, kurse Ivan Perisic barazoi në 2:2 në minutën e 92’.

Kështu, Inter shkon në 11 pikë, kurse Parma numëron tashmë pesë pikë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori