Interi ka gati ofertën e fundit për Dzekon
Interi tani është i përgatitur për të bërë një përpjekje të fundit për të nënshkruar Edin Dzeko nga Roma, pasi ata gjithashtu mbajnë shpresa edhe për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Ndërsa shpresat për Lukaku nuk janë tretur ende dhe ndërsa Juventusi ka hyrë në garë, ata po bëjnë gati një ofertë përfundimtare për sulmuesin belg dhe do të ofrojnë 70 milionë euro, përcjell Indeksonline.

Tuttosport pretendon se oferta përfundimtare për Dzeko do të vlerësohet në 15 milionë euro pasi një e mëparshme prej rreth 12 milion euro nuk arriti të përputhej me vlerësimin e Romës. Gjallorosët thuhet se kërkojnë një tarifë më afër 20 milionë euro për boshnjakun.
Shtuar më 27/07/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori