Interi mposht Genoan, asnjë minutë për Shaqirin (VIDEO)
Pas barazimit me Juventusin një javë më parë Interi i Roberto Mancinit është rikthyer te fitorja në ndeshjen e javës së 18 të Serie A përballë Genoas duke fituar me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Interit falë golave të dy argjentinasve: Palacio (12) dhe Icardi (39).

Me fillimin e 45 minutave të dyta Genia e shtoi presionin në zonën e Interit duke gjetur golin në minutën e 85 me anë të Izoo, por 3 mknuta më pas Vidiç do të shënonte golin e sigurisë për vendasit.

Përsa i përket shqiptaritsapotransferuar nga Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri, ai nuk u aktivizua për asnjë minutë këtë ndeshje duke pritur që debutimin me fanellën zikaltër ta bëjë ndeshjen e ardhshme.

Me këtë fitore zikaltrit ngjiten në kuotën e 25 pikëve në vend të tetë, 1 më pak se Milani dhe 2 më pak se Genoa. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori