Interi në krizë, Lazio barazon (VIDEO)
Pëlqej
Zhvillohen ndeshjet e javës së 13 të kampionatit Italian të futbollit ku bie në sy humbja e dytrë rradhazi e Interit përballë Chievos me rezultatin e ngushtë 2-1. Golat vendimtarë për këtë takim i kanë shënuar Pellisier në minutën e 29 të pjesës së parë dhe Moscardelli në minutën e 82 ndërsa për Interin ka shkurtuar diferencën Eto’o në minutën e 92. Zikaltërtit e Interit tashmë janë në krizë të plotë pasi në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 2 barazime dhe kanë shënuar 2 gola.

Lazio ka barazuar në ndeshjen e saj përballë Parmas në Parma me rezultatin 1-1. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 23 me anë të Crespos por I zakonshmi Floccari barazon shifrat në minutën e 48 të pjesës së parë.

Sampdoria fiton në fushën e vështirë të Lecces me rezultatin 2-2. Dorianët kanë shënuar dy gola që në pjesën e parë me anë të Pazzinit në minutat 8 dhe 40 kurse vendasit kanë barazuar në pjesën e dytë me anë të Di Micheles në minutën e 72 dhe Diamoutene në minutën e 83.Ka qënë Pazzini ai që ka shënuae dhe golin e tretë dhe të fitores për Sampdorian në minutën e 88.

Palermo fiton në fushën e Cesenas me rezultatin 2-1 ku autorë të golave kanë qënë Ilicic dhe Miccoli për miqtë kurse për Cesenën ka shënuar sulmuesi I kombëtares sonë Erjon Bogdani.

Catania fiton ngushtësisht me Barin 1-0 ku golin e fitores e ka shënuar Terlizzi në minutën e 82. Brescia humb në fushën e saj 1-2 përballë Cagliarit I cili ka kthyer rezultatin në pjesën e dytë.

Skuadra e Juventusit ka fituar në udhëtim sfidën ndaj Xhenovës të dielën me rezultat 2:0. (albeu.com)

Shikoni golat:

Chievo - Inter 2-1
http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/Az1BJKI0oEPVSD4ybapt/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="370">


Genoa 0 - 2 Juventus
<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/vSDb8Dj-yc4?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>http://www.youtube.com/v/vSDb8Dj-yc4?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="480" height="385">

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/e8WnXL-E2WM&hl=en_US&feature=player_embedded&version=3">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowScriptAccess" value="always">param>http://www.youtube.com/v/e8WnXL-E2WM&hl=en_US&feature=player_embedded&version=3" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" allowScriptAccess="always" width="480" height="385">
Shtuar më 21/11/2010, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori