Interi shkatërron Parmën 5-2 (VIDEO)
Pëlqej
Interi ka mposhtur në San Siro Parmën me rezultatin 5-2 për ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të kampionatit italian të futbollit.

Zikaltërtit nuk e kanë nisur mirë ndeshjen pasi kanë kaluar në disavantazh që në minutën e 4 ku për Parmën ka shënuar Crespo.

Interi ka ndesur motorrat dhe për 5 minuta përmbys gjthçka. Stankovic në minutat 18 dhe 19 shënon dy gola pas dy gjuajtjeve të devijuara dhe Cambiasso në minutën e 23 kanë përmbysur rezultatin 3-1.

Parma nuk dorëzohet dhe në minutën e 35 Crespo sërish shënon dhe shkurton diferencën dhe me rezultatin 3-2 mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Parma është më kërkuese teksa godet shtyllën pak minuta pas fillimit ndërsa Interi pret. Pritja e Interit zgjat deri në minutën e 72 kur i sapofuturi Thiago Motta shënon dhe golin e katërt.

Parma sërish nuk dorëzohet dhe vetëm një minutë më vonë Crespo godet shtyllën.

Interi vendos të mbyllë ndeshjen dhe këtë gjë e bën Stankovic në minutën e 75 teksa pas një aksioni të bukur shënon dhe golin e pestë duke mbyllur takimin 5-2.

Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në kuotën e 23 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues. (albeu.com)


Inter-Parma 5-2
<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/MrWIN8i-TPg?fs=1&hl=it_IT">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>
Shtuar më 28/11/2010, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori