Zikaltrit vlerësojnë "Inter Club Albania-n" në Shqipëri (VIDEO)
Një pasion për skuadrën dhe një dashuri për ngjyrat e fanellës. E gjitha në një klub zyrtar tifozësh. "Inter Club Albania" vazhdon të marrë vlerësime nga gjigandët e Serisë A italiane.

Në materialin me titull “Jetë Klubesh”, i cili u transmetua në kanalin e Interit por edhe në faqen zyrtare në You Tube përshkruhen momente nga veprimtaria e tifozëve në Shqipëri e në Maltë, ndërsa flitet edhe për ambasadorin e ri të skuadrës, Nicola Berti.

Përpos tërheqjes për ngjyrat zikaltër, në video paraqiten edhe momente nga pritja që përfaqësuesit e "Inter Club Albania" rezervuan për talentin shqiptar, Rey Manaj në fund të vitit të kaluar.

Grupimi i tifozëve shqiptarë të Interit është njohur zyrtarisht më Nëntor të 2011-ës, vetëm pak javë pas themelimit. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori